Haradinaj i bindur: Në zgjedhjet e 9 shkurtit LVV-ja do të bjerë nën 30%
Aktuale
September 18, 2024 - 23:15
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinajt duke folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka thënë se partia e tij me partnerët në koalicion do të jetë befasi e këtyre zgjedhjeve.
Ai ka thënë se koalicioni i tyre parazgjedhor AAK-Nisma do të jetë shtyllë e fuqishme për të ndihmuar në ndryshimin e qeverisjes në vend.
“Ne e përkrahim opsionin që opozita t’i bëjë institucionet e reja. Ne do ta përkrahim kryeministrin nga opozita. Koalicioni ynë do të punojë që të dalim partia e parë në vend, para Vetëvendosjes”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta10.
Ai është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të bie nën 30 për qind.
“Mund të jetë edhe me keq, por me këtë gjendje që ka do të bie nën 30 pë rqind”, ka thënë Haradinaj.