Haradinaj zbulon: Osmani bisedoi me Bidenin, kërkoi që ne të propozojmë draftstatut, por …
Aktuale
September 18, 2024 - 21:52
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë intervistës së zhvilluar në emisionin Politiko të Kanal10 ndau detaje të bisedës mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe atij amerikan, Joe Biden, raporton Gazeta10.
“Unë e di që presidentja është munduar ta ndihmoj Kosovën me një draft për asociacionin. Presidentja kur ka qenë në Washington ka fol me sekretarin Blinken por edhe presidentin Biden, ku kërkoi të drejtën që ne me propozu e jo me na pru, si e ka pru BE-ja këtë draftin e keq, që nuk besoj se ka më të keq që na e ka pru Albini realisht. Pra presidenca ka hyrë por Kurti e ka penguar e në fund e ka përkrah me letër këtë draftin e keq”, deklaroi Haradinaj. /Gazeta10