Aeroplani me trupa britanikë zbarkon në Sllatinë, KFOR-i i publikon pamjet
Njësi të personelit britanik nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, të caktuara në forcat rezervë të NATO-s, janë kanë mbërritur në Kosovë, ku do të qëndrojnë përkohësisht.
Dislokimi është pjesë e një stërvitjeje rutinore të Repetimit Operacional me trupat e tjera të misionit paqeruajtës të KFOR-it.
KFOR-i ka publikuar pamjet nga zbarkimi në Sllatinë të këtyre trupave britanikë.
Kjo stërvitje vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke përgatitur forcat e NATO-s për reagim të shpejtë në rast të ndonjë emergjence.
“Personeli britanik nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO #KFOR, është dislokuar përkohësisht në Kosovë për një stërvitje rutinore të Repetimit Operacional me trupa të tjerë të KFOR-it”, thuhet nw njoftimin e KFOR’it.
Mbi 300 trupa britanike kanë në Kosovë për stërvitje të përbashkëta me ushtarët e KFOR-it.
UK personnel from the Royal Yorkshire Regiment assigned to NATO reserve forces in support to the #NATO-led #KFOR mission have been temporarily deployed to Kosovo, for a routine Operational Rehearsal Training exercise with other KFOR troops. pic.twitter.com/gtTVbqTKOT
— NATO Kosovo Force - KFOR (@NATO_KFOR) September 18, 2024