Nga një janari kush nuk ka patentë me RMV do të dënohet 100 euro
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se që nga 1 janari, kush nuk ka patentë shofer me emrin e ri kushtetues të vendit, do të gjobitet në shumë prej 100 euro, sipas nenit 317 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Ndërkaq theksojnë që me kërkesë të punonjësve të policisë shoferi është i detyruar t’i tregojë patentëshoferin dhe librezën e automjetit.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Sipas nenit 317 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me rastin e drejtimit të mjetit motorik, shoferi është i detyruar të ketë me vete patentë shoferin dhe librezën e automjetit, të cilat është i detyruar t’i tregojë me kërkesë të punonjësit të policisë. Nëse nuk ka leje të vlefshme do të duhet të paguajë gjobë prej 100 eurosh, në denarë”.
Meqënëse, patentë hoferët me emrin e vjetër kushtetues “Republika e Maqedonisë” nuk do të vlejnë pas datës 31.12.2024, MPB bën apel që ata të zëvendësohen me të reja sa më parë që të munden me emrin e ri kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Nga aty bëjnë me dije se të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për ndërrimin e patentë shoferëve në afatin e rregullt, pa vonesa.
Ndërkaq, kujtojmë që diskutimet e këtilla kanë qenë të pranishme për një kohë të gjatë, ku në shkurt të këtij viti, u krijua kaosin gjatë dhënies së dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit për shkak se qindra qytetarë po tentonin të caktonin termine për fotografim para afatit të 12 shkurtit. Ata mezi gjenin takime për shkak të numrit të madh të qytetarëve që aplikonin. Në atë periudhë nuk funksiononin as linjat telefonike për caktimin e terminit. Ku dhe si shkak i saj, më 1 shkurt të këtij viti, Kuvendi miratoi në procedurë të shkurtuar ndryshimet ligjore sipas të cilave afatin për ndërrimin e patentë shoferëve me emërtimin “Republika e Maqedonisë” e shtyu deri në fund të vitit.