Rama tregon projektet që përfshihen në buxhetin për vitin 2025
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025 reflekton “një ndërtim të një qyteti modern, të qëndrueshëm dhe të zhvilluar”.
Ai ka thënë se në këtë buxhet përfshihen projekte që tashmë kanë filluar dhe do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, disa prej të cilave i ka cilësuar si më projekte më të mëdha në historinë e Kryeqytetit.
Lexo Edhe:
Harrojeni prostatitin me këtë veprim 5 minutësh
Njerëzit me dhimbje të shpinës dhe ijeve duhet ta lexojnë këtë
Ai ka përmendur vazhdimin e rrugës “B”, ndërtimin e rrugës “A”, ndërtimin e sheshit “Rexhep Luci”, ndërtimin e Bulevardit “Xhorxh Bush”, ndërlidhja e lagjes Arbëria me Pallatin e Rinisë përmes platformës, ura që lidh Pallatin e Rinisë me Hotelin Grand, ndërtimi i urës në drejtim të qytetit të Mitrovicës si dhe ndërtimi i rrugëve nëpër fshatra, raporton Express.
Buxheti për vitin 2025 ka dështuar të votohet në mungesë kuorumi, meqë asambleistët e VV’së dhe PDK’së kanë lëshuar sallën.