Asambleistët e PDK-së dhe VV-së lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025
Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka dështuar ta miratojë buxhetin për vitin 2025 në mungesë kuorumi, meqë asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendojse kanë lëshuar sallën.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky është bojkotim i vullnetit të qytetarëve, duke shtuar se buxheti është hartuar “me profesionalizëm dhe në bazë të nevojave e kërkesave të qytetarëve”
“Prandaj, lëshimi i sallës në seancën e buxhetit nga PDK dhe VV është bojkotim i vullnetit të qytetarëve. Përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme për bllokim të punëve të mira në Kryeqytet ne nuk do të ndalemi së punuari për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Rama.
Ai ka ndarë edhe fjalimin që ka mbajtur teksa ka prezantur projektbuxhetin.