Rama shpreh keqardhje për vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdani: Ngushëllime bashkëshortes dhe familjes!
Aktuale
September 18, 2024 - 14:56
Në moshën 44-vjeçare ka vdekur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Sipas raportimeve, ai kishte pësuar arrest kardiak.
Për vdekjen e tij ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka shprehur keqardhje për vdekjen e tij dhe u ka shprehur ngushëllime bashkëshortes dhe familjes së të ndjerit.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkroi Rama në Facebook.