Ramadani Sveçlës: Protesto me dorëheqje, të manipuluan
Foto: Laura Hasani

Ramadani Sveçlës: Protesto me dorëheqje, të manipuluan

Aktuale September 18, 2024 - 14:13

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ramandani, në një postim në Facebook, shkruan se Sveçla duhet të japë dorëheqje për shkak të acarimit të raporteve me KFOR-in.

“Si ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

Ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

Ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

Xhelal Sfeçla, protesto me dorëheqje, të manipuluan!

Jep dorëheqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR, por nuk paske ditur gjë që synimi i këtyre sipër teje paska qenë që çështjen e Urës ta rikthejë në dialog në Bruksel, nga ku i dëgjojmë përrallat për ‘kushte’ të Serbisë rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq më larg se dje!

Xhelal,

Reago! Protesto!

Jep dorëheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën!

Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!

E ke rastin të zgjedhësh!

Atë “Amanetin për kufirin” e vazhdon ndokush tjetër ndoshta.