Deliu: Sot dhe asnjë ditë më vonë, Bislimi duhet të tregojë se ç’bisedoi me Lajçakun në Bruksel
Aktuale
September 18, 2024 - 12:04
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të tregojë se çfarë ka biseduar dje në Bruksel me emisarin për dialog, Miroslav Lajçak.
Deliu tha se uron që tema e urës së Ibrit të mos jetë shtruar si temë diskutimi, pasi kjo cenon sovranitetin dhe Kushtetutën e vendit, transmeton Zeri.info.
“Sot dhe asnjë ditë më vonë, zëvendëskryeministri Bislimi duhet t’u tregojë qytetarëve për çfarë kanë biseduar me emisarin Lajçak dje në Bruksel. Uroj që hapjen e urës së Ibrit nuk e kanë shtruar si temë diskutimi me palën serbe. Ky cenim i sovranitetit dhe Kushtetutës sonë do të ishte i papranueshëm. Zëvendëskryeministër, dil sot edhe fol!”, tha Deliu. /Zëri