Grenelli pas takimit me shqiptarët në Detroit: Ata e dinë që Trumpi duhet të jetë president i ardhshëm

Grenelli pas takimit me shqiptarët në Detroit: Ata e dinë që Trumpi duhet të jetë president i ardhshëm

Aktuale September 18, 2024 - 09:19

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, është takuar me disa shqiptarë në Detroit të Michiganit.

Grenelli ka postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet me një grup të shqiptarëve në Amerikë duke ngrënë ushqim.

Ai thotë se shqiptarët amerikanë e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm i SHBA-ve.

“Shqiptarët amerikanë në Detroit e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm”, ka shkruar Grenelli në Instagram.