Totaj krahasoi Kurtin me Millosheviqin për veprimet në veri, Qalaj: Të jemi të kujdesshëm, s’bëhen krahasime të tilla
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti vepron në mënyrë të njëanshme në veri, madje këto veprime i ka krahasuar me veprimet e Slobodan Millosheviqit dikur.
Lidhur me këtë deklaratë, deputeti i këtij subjekti politik Rashiq Qalaj thotë se krahasime të tilla nuk bëhen, derisa Millosheviqi është një njeri që ka bëri krimet më të tmerrshme.
“Unë se kam dëgjuar dhe se kam takuar z. Totaj është hera e parë që po e dëgjoj. Nuk jam i prirë të komentoj deklaratat e të tjerëve. Unë personalisht nuk mendoj ashtu, s’bëhen krahasime të tilla. Millosheviqi është një njeri që është dënuar për krime lufte në Kosovë ka bërë krimet më të tmerrshme që mund të bëhen diku…”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
“Si shtet duhet të jemi të kujdesshëm që më veprimet tona sa do të ligjshme të mos e dëmtojmë shtetin e Kosovës”.