Kosova i shpreh ngushëllime Portugalisë dhe ofron ndihmë në luftën kundër zjarreve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës homologut të tij portugez, Lus Montenegro, për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret e mëdha në Portugali.
Në një postim në X (ish-Twitter), Kurti ka ofruar mbështetje dhe solidaritet për Montenegron, dhe për të gjitha familjet e prekura nga fatkeqësia.
“Kosova është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar zjarret dhe për të ndihmuar në rikuperimin e komuniteteve të prekura. Ky akt solidariteti thekson angazhimin e Kosovës për të mbështetur vendet e tjera në periudha krize dhe për të ndihmuar në tejkalimin e emergjencave”, shkroi ai.
Të paktën shtatë persona, duke përfshirë tre zjarrfikës, kanë vdekur pasi zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në të gjithë Portugalinë. Disa pjesë të vendit kanë marrë flakë që nga fundjava, me temperatura në disa zona që arrijnë në 30 gradë Celsius. Pjesa veriore dhe ajo qendrore janë prekur më së shumti.
On behalf of the Government and the people of the Republic of Kosova, I extend my deepest condolences to @LMontenegropm for the loss of life due to the devastating wildfires raging across Portugal, and for all those families left suddenly without a home.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 17, 2024
Kosova joins the rest of…