Serwer: Kosova me kërkesa të arsyeshme ndaj Serbisë
Analisti amerikan Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, i ka cilësuar të arsyeshme kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në raport me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është pyetur për masave të propozuara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Kurti ka thënë se thënë se së pari duhet folur për tri kushtet që i ka propozuar ai për Serbinë, e që sipas tij janë paqësore e racionale.
“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Brnabiqit që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial”, u shpreh Kurti.
Kërkesat e Kurtit, profesori amerikan Daniel Serwer tha se janë të arsyeshme.
“Dy prej tyre kërkojnë vetëm një nënshkrim. E para kërkon dorëzimin e një krimineli, të paktën disa nga krimet e të cilit (të pranuara nga vetë ai) janë kryer brenda Kosovës. Të gjitha këto kërkesa do të kërkonin që Aleksandar Vuçiq të pranonte sovranitetin e Kosovës. Ai nuk do t’i pranojë këto”, ka shkruar Serwer në “X”, transmeton Telegrafi.
Sipas prezantimit, aty përfshihen kthimi në gjendjen e “para vendimeve të njëanshme të Kosovës; shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme speciale; përforcim të mëtejmë të institucioneve serbe në Kosovë; themelimin e një prokurorie të posaçme për ndjekjen penale të keqpërdorimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në zonën e Kosovës; dhe vendimin për paligjshmërinë e të gjitha institucioneve në Kosovë të themeluara pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë”. /Telegrafi/