Hoxhaj uron presidenten e KE-së: Shpresoj të shohim zgjerim të BE-së në Ballkan, jo vetëm me fjalë, por me vepra
Aktuale
September 17, 2024 - 18:14
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka uruar presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për rizgjedhjen e saj presidente.
Hoxhaj është shprehur se shpreson që gjatë këtij mandati të shohim zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit, siç tha ai, me veprime dhe jo vetëm me fjalë.
“Urime Ursula von der Leyen dhe ekipit të saj për këtë vizion inspirues për një Europë më të fortë! Shpresoj që gjatë këtij mandati të shohim zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit si prioritet, me veprime dhe jo vetëm me fjalë!”, ka shkruar Hoxhaj.