Nesër ndërprerje e furnizimit me ujë në disa fshatra të Istogut për shkak të punimeve

Nesër ndërprerje e furnizimit me ujë në disa fshatra të Istogut për shkak të punimeve

Aktuale September 17, 2024 - 16:09

KRU “Hidrodrini” njofton banorët e fshatrave të Istogut, Muzhevinë, Tomoc, Gurrakoc dhe pjesërisht Prekallë se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të punimeve të planifikuara në Gypin DN315AC furnizues Istog-Gurrakoc.

KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur përmes Facebook-ut se ndërprerja, e cila do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 15:00.

Image

“Ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’, nga Njësia Operative – Istog, njoftojnë se për arsye të punimeve të planifikuara në Gypin DN315AC furizues Istog-Gurrakoc, e me qëllim të barjes të lidhjes nga Gypi i Asbestit në Gyp Polietilen, nesër (E Mërkurë) do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët e fshatrave Muzhevinë, Tomoc, Gurrakoc dhe pjesërisht Prekallë. Ndërperja sipas dinamikës së punimeve do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 15:00”, kanë shkruar ata në Facebook.

Banorët këshillohen të bëjnë furnizimet e nevojshme me ujë para ndërprerjes.