Osmani: Vuçiqi s’ka interes për serbët në Kosovë, qëllim i tij destabilizimi i rajonit e kthimi në vitet ’90
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka interesim që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet kosovare.
Sipas saj, qëllim i presidentit serb është destabilizimi i rajonit.
një adresim për media, presidentja Osmani tha se janë të interesuar që serbët të kthehen në institucione, ndërsa Kosovën e cilëson multietnike.
“Në asnjë moment nuk e besoj që Vuçiqi është i interesuar që serbët të kthehen në institucione. Ne jemi të interesuar që serbët të jenë në institucione, gjë që u takon edhe me Kushtetutë, edhe me Pako të Ahtisaarit. Kosova është multietnike, jo përse thotë Vuçiqi, por që i takon me Kushtetutë. Në asnjë moment nuk besoj që Vuçiqi e ka atë qëllim, ai po duket po punon vetëm në destabilizim të rajonit dhe kthim në vitet ’90”, u shpreh Osmani.