Ministrja gjermane poston foto me Kurtin: Ia qartësova Qeverisë thirrjen për zhbllokimin e CEFTA-s
Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann, këto ditë ka qëndruar për vizitë në Kosovë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ajo ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, ku mes të tjerash ka thënë se ia ka bërë të qartë Qeverisë thirrjen për zhbllokimin e CEFTA-s.
“Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, pranë takimeve të këtij 10-vjetori të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë Qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës ta mundësojë zhbllokimin e CEFTA-s dhe ta lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, tha ajo.
Grateful for open discussions in Kosovo, ahead of this year‘s 10th anniversary Berlin Process meetings. I made clear to the government that we urge ë to make unblocking CEFTA possible & allow for advancing on the Common Regional Market to bring concrete benefits to people in ë! pic.twitter.com/TzspZRAiWH
— Anna Lührmann (@AnnaLuehrmann) September 17, 2024