Sveçla, pjesëmarrës në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit në Gjermani
Aktuale
September 17, 2024 - 12:50
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka udhëtuar drejt Gjermanisë.
Ai ka njoftuar, përmes një postimi në Facebook, se pas pak fillon me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Pas pak fillojmë me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ministri mbi foton, ku shihet i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, pa dhënë më shumë detaje.