Dialogu Kosovë - Serbi, nis në Bruksel takimi mes Lajçakut dhe Petkoviqit

Dialogu Kosovë - Serbi, nis në Bruksel takimi mes Lajçakut dhe Petkoviqit

Aktuale September 17, 2024 - 12:03

Në Bruksel ka filluar takimi mes kryenegociatorit të Serbisë Petar Petkoviq me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas “Tanjug”-ut, takimi filloi rreth orës 11:25.

Në kuadër të raundit të ri të dialogut, sot pritet që delegacioni nga Prishtina i kryesuar nga kryenegociatori Besnik Bislimi të takohet me Lajçakun dhe ende nuk dihet nëse do të mbahet edhe një takim trepalësh.