Maqedonci: Qasja e Serbisë s’e frikëson Kosovën
Aktuale
September 17, 2024 - 09:32
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur sot rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit.
Maqedonci tha se qasja e Serbisë nuk e frikëson Kosovën.
“Forca e Sigurisë po zhvillohet që të përballet me çdo kërcënim”, tha Maqedonci.
Ai shtoi se pas invazionit rus në Ukrainë, Serbia i ka shtyrë interesat e veta edhe në raport me shtetet e tjera.
Ai foli edhe rreth armatosjes së FSK-së, ku tha se ushtria e Kosovës vazhdimisht merr armatim nga vendet e NATO-s dhe jo sikur Serbia, që merr nga vendet e lindjes.
“Armatimi i FSK-së është çdoherë i bazuar në standardet e NATO-s”, tha ai në Klan.