Kryesisht me diell sot, temperaturat në rritje të lehtë
Ditën e martë, orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave paraqiten kushte për formim të mjegullës.
Paradite do të ketë intervale me diell. Nga pasditja do të ketë më shumë vranësira e më vonë parashihen kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu në pjesë të vendit, njofton “Prishtina Weather”.
Temperaturat minimale zbresin në 6gradë C e 8 gradë C, derisa ato maksimale shënojnë një rritje të lehtë në 20 gradë C e 21 gradë C. Do të fryjë erë mesatare juglindore 3-7m/s.
Mot jostabil parashihet nga dita e mërkurë deri të shtunën, të dominuar kryesisht nga vranësira dhe të reshura shiu që paraqiten kohë pas kohe.
Herë-herë me mundësi të shoqërohen me bubullimë. Periudhë paksa më stabile, mund të kemi nga dita e diel. Temperaturat luhaten ndërmjet 18 gradë C e 21 gradë C maksimalet, e minimalet ndërmjet 8 gradë C e 12 gradë C.