Numri i të vdekurve arrin në 16, ndërsa përmbytjet “dramatike” në Evropën Qendrore vazhdojnë
Aktuale
September 16, 2024 - 23:33
Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore është rritur në të paktën 16 persona, me disa të tjerë të zhdukur, pasi autoritetet raportuan vdekje në Republikën Çeke, Poloni dhe Austri dhe paralajmëruan se më e keqja mund të vijë.
Numri i viktimave në Poloni u rrit në pesë pasi një kirurg që kthehej nga puna u mbyt në qytetin jugperëndimor të Nysa, ku spitali u evakuua dhe pacientët u shpëtuan me gomone, raporton The Guardian.
Katër persona të tjerë kishin vdekur në qytetet jugore të Bielsko-Biala dhe Ladek-Zdroj, thanë zjarrfikësit.