Osmani takohet me kreun e BIK-ut: Kosova vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare

Osmani takohet me kreun e BIK-ut: Kosova vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare

Aktuale September 16, 2024 - 13:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për angazhimin e Bashkësisë Islame në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojës për vazhdimin e kultivimit të saj, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit nga presidenca bëhet e ditur se Osmani shprehu vlerësimin e thellë për përpjekjet e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për dialog, mirëkuptim dhe unitet ndërmjet të gjithë komuniteteve fetare në Kosovë.

“Në një kohë ku paqja dhe mirëkuptimi global janë më të rëndësishme se kurrë, Kosova është krenare që vazhdon ta mbajë lart nivelin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare”, ka thënë Osmani.

Gjatë këtij takimi po ashtu u potencua edhe roli jetik i të gjitha bashkësive fetare dhe nevoja e një angazhimi të përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes dhe në favor të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. /Zëri

Image