Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas
Gazetari ukrainas Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlana Grygorenko, i bashkohen programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
“Grygorenko të dielën në mbrëmje është mirëpritur në Aeroportin e Prishtinës nga drejtorja ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Adem Sylejmani – koordinator i terrenit, Leonita Morina – asistente e projekteve, si dhe përfaqësues të MPB-së, Bernardeta Palucaj Lekaj dhe Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga prilli 2022, e zbaton programin që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
“JiR – Kosovo”, program i iniciuar nga “European Centre for Press and Media Freedom” ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa “Hannah Arendt”.