Në Universitetin e Prishtinës nis viti i ri akademik
Foto: Laura Hasani

Në Universitetin e Prishtinës nis viti i ri akademik

Aktuale September 16, 2024 - 10:12

Në Universitetin e Prishtinës sot nisi viti i ri akademik 2024/25.

Lidhur me fillimin e këtij viti të ri akademik ka dalë me një njoftim edhe UP-ja.

“Pritjet për studentët e rinj në secilin fakultet do të mbahen prej orës 10:00. Përjashtimisht pritja në Fakultetin Ekonomik do të bëhet në orën 13:00. Për më shumë detaje, shikoni uebfaqet e fakulteteve përkatëse”.

“Universiteti i Prishtinës është krenar për përkushtimin dhe arritjet e studentëve dhe jemi të bindur që edhe ky vit do të jetë një tjetër hap drejt suksesit. Ju urojmë suksese dhe një vit të mbarë akademik!”, thuhet mes të tjerash në njoftim.