Sulmoi personin zyrtar, arrestohet prishtinasi
Foto: Laura Hasani

Sulmoi personin zyrtar, arrestohet prishtinasi

Aktuale September 16, 2024 - 09:49

Policia në Prishtinë ka shoqëruar në stacionin policor një person, pasi ka goditur zyrtarin policor, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 03:50, raporton Zeri.info.

“Prishtinë, 15.09.2024 - 03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar, i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast dhe ka sulmuar fizikisht duke e goditur viktimën - zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin për njoftimin e Policisë. /Zëri