Kurti sot shkon në Kamenicë
Aktuale
September 16, 2024 - 09:01
Kryeministri i vendit Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në Kamenicë.
Sipas agjendës, nga ora 11:00 ai do të marrë pjesë në përurimin e Parkut Teknologjik në këtë qytet.
Më pas, shefi i ekzekutivit do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës.
Ndërkaq, nga ora 16:30 Kurti në Prishtinë merr pjesë në hapjen e KSDW 2024 – Kosovo Sustainable Development Week.