Rrezarta Krasniqi: Mobilizim i jashtëzakonshëm i mërgatës për fitoren e madhe të LDK-së

Rrezarta Krasniqi: Mobilizim i jashtëzakonshëm i mërgatës për fitoren e madhe të LDK-së

Aktuale September 16, 2024 - 08:59

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se nëndegët e kësaj partie në Itali kanë përmbyllur procesin zgjedhor atje.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se është një mobilizim i jashtëzakonshëm i mërgatës për fitoren e madhe të LDK-së.

Postimi i plotë:

Festë në nëndegët tona në Itali

Përmbyllëm zgjedhjet në Treviso, Bassano, Reggioemilia dhe Montebelluno.

Mobilizim i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë për fitoren e madhe të LDK-së.

Strukturave të reja dhe kryetarëvë të rinj ju priftë e mbara!

Zoti e bekoftë mërgatën tonë!

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës.