Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Aktuale
September 16, 2024 - 07:57
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë se dëshmitari do të dëshmojë në seancë të mbyllur dhe prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave.
Ndryshe, në këtë rast gjyqësor Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të nëntë dëshmitarëve në çështjen gjyqësore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /rtk