Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimore vazhdojnë të jenë të larta
Aktuale
September 15, 2024 - 22:27
Produktet e konsumit kanë shënuar sërish rritje.
Qytetarët po ankohen për çmime të larta e Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet janë rritur për 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të këtij viti.
Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimorë në Kosovë, vazhdojnë të jenë të larta, madje edhe të pa përballueshme. Kështu thonë për RTK, qytetarët.
Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit 2023.
Kjo kryesisht sipas ASK-së, është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të pemëve, biletave të avionëve, lëndëve djegëse të ngurta, ujit mineral, bukës, drithërave dhe disa produkteve te tjera ushqimore.