Kearns pas deklaratave të Vuçiqit: Britania urgjent të fokusohet në Ballkan
Aktuale
September 14, 2024 - 18:27
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ajo ka shkruar në rrjetin social ‘X’, se pas deklaratave të mbrëmshme të presidentit Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duhet që urgjentisht të fokusohet në Ballkan.
“Vuçiqi po thirret në librin e lojërave të Putinit, që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran”, tha ajo.
Due shtuar se Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse. “Populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo që të jenë pengje në ambiciet irredentiste”, ka deklaruar Kearns.