Osmani dhe Gueroti flasin për fushën e sigurisë në Kosovë
Aktuale
September 13, 2024 - 15:22
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Në komunikatën për media nga Presidenca, thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë. /Zëri