Zgjidhet kryesuesi i ri, Lladrovci: Ditë e mirë në Kuvendin e Drenasit
Aktuale
September 13, 2024 - 14:33
Sot është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Drenasit, Bekim Lestrani, me këtë rast kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka theksuar rëndësinë e këtij akti.
“Pengesat disamujore për funksionimin e Kuvendit u hoqën, vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer në komunën me qytetarët e shkëlqyer”, shkroi ai.
Postimi i kryetarit Lladrovci:
Ditë e mirë në Kuvendin e Drenasit.
Pas një procesi zgjedhor në pajtim me ligjin, me 17 vota nga 31 asamblistët e Kuvendit të Drenasit, është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit, Bekim Lestrani.
Bekimit i uroj punë të mbarë dhe ofroj bashkëpunim të plotë si kryetar dhe qeverisje ekzekutive.
Pengesat disamujore për funksionimin e Kuvendit u hoqën, vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer në komunën me qytetarët e shkëlqyer!