MPB-ja dyshohet se po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së Vetëvendosjes
Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë drejtor ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave Genc Metajn, i cili është vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosjes, Shqipe Metaj, raporton “Front Online”.
Në këtë konkurs janë paraparë kriteret e pranimit të kandidatëve e ku si kriter specifik është paraparë: njohja e gjuhës angleze, niveli B2. Por te verifikimi paraprak nga menaxheri i personelit të MPB-së, kandidatet të cilët e kanë kaluar verifikimin paraprak nuk e kanë plotësuar këtë kriter specifik, d.m.th. njohjen e gjuhës angleze, niveli B2.
Tre kandidatë kanë paraqitur ankesa në KPMSHC, por Këshilli i ka shpallur të pabaza të gjitha ankesat.
Burime të portalit “Front Online” bëjnë të ditur se aktualisht kandidatë potencialë për këtë pozitë janë dy persona. Por MPB-ja po pretendon ta shpallë fitues kandidatin e deputetes së Parlamentit të Republikës së Kosovës, kandidatin Genc Metaj, i cili është vëllai i deputetes së LVV-së, Shqipe Metaj.