Provokojnë mediat serbe: Vuçiqi mund ta shpallë sot Kosovën territor të pushtuar
“Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar”, kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që Aleksandar Vuçiq do ta mbajë sot, në orën 18:00,
“Danas”, “Pravda”, versioni ballkanik i “Russia Today” dhe media të tjera serbe, duke cituar burime pranë lidershipit shtetëror serb, theksojnë se ky opsion është mes atyre që po shqyrtohen nga Vuçiqi.
“Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.
Sipas mediave në Beograd, ambasadori serb në Podgoricë ka takuar kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrij Mandiq, për t’ia treguar kërkesat e Vuçiqit.