Gazetari i N1 në Kosovë: Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi po spekulojnë rreth Mitrovicës së Veriut
Tema kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës janë spekulimet që kanë publikuar mediat e regjimit, sipas të cilave presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mund të thotë se është “okupuar” një pjese e territorit të Serbisë, duke iu referuar Kosovës.
Aktualisht, njerëzit janë të shqetësuar nëse kjo do të ndodhë në të vërtetë ose nëse është një mënyrë për Serbinë që të tërheqë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj asaj që, sipas pretendimeve, po bën Qeveria e Kosovës dhe që nuk është në përputhje me dialogun që duhet të zgjidhë këtë çështje, thotë gazetari i N1, Nenad Bozoviq, shkruan Telegrafi.
Siç kujton reporteri i N1, në muajin korrik Lista Serbe i dërgoi një kërkesë qeverisë së Serbisë, me të cilën kërkonte që policia e Kosovës të shpallet "organizatë terroriste".
Sipas këtij mediumi “ata renditën një seri, gjegjësisht një listë të gjithçkaje që kishte bërë policia e Kosovës në periudhën paraprake – nga arrestimi i njerëzve e deri te ushtrimi i ‘brutalitetit’ ndaj njerëzve që jetojnë në veri – por qeveria serbe nuk e pranoi atë”.
Lista Serbe dje u takua me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Prishtinë, ku u ankuan për Policinë e Kosovës.
Ndryshe, Vuçiqi pritet t’i drejtohet publikut rreth orës 18:00 të ditës së sotme për zhvillimet e fundit në Kosovë.