Kosova me gati gjysmë milioni vetura, vetëm 1700 janë elektrike

Kosova me gati gjysmë milioni vetura, vetëm 1700 janë elektrike

Aktuale September 13, 2024 - 09:49

Në Kosovë janë të regjistruara gati gjysmë milioni vetura, por vetëm mbi 1700 janë elektrike.

Sipas statistikave që ka siguruar Zeri.info, nga 489.965 automjete të regjistruara, markat më të pëlqyera të automjeteve për kosovarët mbesin VW, Audi, Opel, Mercedes Benz dhe BMW, pasi sipas statistikave këto janë veturat më të përdorura në vendin tonë.

Nga statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme vërehet se veturat gjermane janë më të përhapurat në vendin tonë, pasi mbi 144 mijë vetura të regjistruara të markës Volkswagen – VW , 40.898 janë Opel, 36.823 Audi, 35.229 Mercedes-Benz, 24.649 janë BMW dhe mbi 14 mijë vetura janë të markave Renault dhe Peugeot.

Nga këto statistika, vërehet se Kosova nuk është fare miqësore ndaj ruajtjes së ambientit, pasi ka vetëm 1.756 vetura elektrike të regjistruara, derisa viteve të fundit në shumë vende të Evropës dominojnë këto lloj veturash.

Image

Ndërkohë edhe nga statistikat e Doganës së Kosovës që ka siguruar “Zëri”, mësohet se nga janari deri në shtator të këtij viti në Kosovë janë importuar 78.009 vetura, ku Gjermania kryeson me importin. /Zëri