Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Aktuale September 12, 2024 - 23:23

Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin duke u intensifikuar orëve të mëngjesin kur vende-vende priten reshje shiu e rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Lokalisht priten rrebeshe intensive.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe me intervale kohore me diell nganjëherë. Vende-vende, herë pas here priten reshje e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje dhe ajo maksimale pritet deri në 23 gradë Celsius. Nganjëherë mund të ketë erëra të fuqishme nga jugperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e rrebeshe lokale intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë sërish ulje. Normalisht nuk do të ketë reshje pa ndërprerje, por vende-vende parashihen reshje mjaft intensive.

Fundjava na sjellë mot me vranësira të shumta më rrallë ndonjë interval kohor me diell. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme dhe herë pas here priten reshje e rrebeshe shiu, më intensive të dielën. Në majat më larta mund të ketë fjolla bore./MeteoBallkan