Scharping: Trashëgimia politike e presidentit Rugova ruhet në personalitetin e Vjosa Osmanit
Aktuale
September 12, 2024 - 19:48
Ish-ministrit gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping, është shprehur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po angazhohet vazhdimisht për lirinë dhe demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e ligjit.
Scharping është shprehur se presidentja Osmani vazhdon rrugën e paraardhësit të saj të madh, Ibrahim Rugovës.
“Trashëgimia politike e Presidentit Rugova ruhet në personalitetin e saj dhe se, siç thuhet në Kosovë, ajo vazhdon të jetojë në frymën e “Rugovizmit”, është shprehur ai.