Përfundon bastisja në bankën paralele serbe në Leposaviq, policia tregon çka u konfiskua

Përfundon bastisja në bankën paralele serbe në Leposaviq, policia tregon çka u konfiskua

Aktuale September 12, 2024 - 19:46

Sot Policia e Kosovës zhvilloi aksion në veri të Kosovës, ku u krye bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në këtë objekt paralel serb u konfiskuan valuta të dinarëve, kompjuterë e dokumente të ndryshme, raporton tëvë 1.

Aksioni u zhvillua nën dyshimin se aty shpërlaheshin para.