Bulliqi tregon nëse do të jetë kandidat për Podujevë: Nëse mendohet se duhet të shkohet me Shpejtimin, aty do të jem
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e ri-kandidimit të tij edhe për një mandat në krye të komunës.
Ai tha se për këtë gjë ende nuk kanë diskutuar në nivelin e strukturave politike, por se këtë gjë do ta bëjnë pak para kohës së zgjedhjeve lokale.
“Unë në momentin që jam bërë pjesë e VV-së, punoj për programin e saj, për parimet e saj dhe do të punojë deri në momentin që do të jem aty për çdo gjë që do të jetë e mirë për të çuar përpara”.
“Nuk e di se çka do të ndodhë. Nëse është nevoja për t’u kthyer në parlament, jam i gatshëm të dal për deputet, nëse kërkohet nevoja që të jem kandidat për kryetar të Podujevës, nëse nuk kemi djem më të mirë dhe vajza më të mira dhe mendohet se duhet të shkohet me Shpejtimin, Shpejtimi për atë do të jetë”, tha Bulliqi.