Arsim Ademi emërohet zëvendësministër i Arsimit

Arsim Ademi emërohet zëvendësministër i Arsimit

Aktuale September 12, 2024 - 19:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti e ka uruar Ademin për detyrën e re.

“Kryeministri Kurti e uroi Ademi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet tutje në komunikatë.