Ajeti e takon Scholzin: Gjermania, një aleat historik dhe tradicional i Kosovës
Aktuale
September 12, 2024 - 18:50
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Faruk Ajeti, sot e ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me Scholz, të cilin e falënderoi për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja kancelarin Olaf Scholz gjatë pritjes së organizuar për Korin Diplomatik”.
“Faleminderit për angazhimin e gjithanshëm dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë – një aleat historik dhe tradicional i vendit tonë”, ka thënë Ajeti.