Hoxhaj i reagon Lavrovit: Propaganda ruse dhe serbe e “spastrimit etnik” të serbëve në Kosovë është përpjekje për destabilizim
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Lavrov, i cili ka thënë se në Kosovë po bëhet spastrimi etnik i serbëve. Hoxhaj, ka thënë se këto sulme dhe dezinformata synojnë të destabilizojnë Kosovën.
Enver Hoxhaj, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke thënë se propaganda ruse dhe serbe për Kosovën është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën.
Hoxhaj, përmes rrjetit social X, tha se krahasimi i Lavrovit, është luftë hibride e pastër dhe këto sulme nuk e kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por edhe paqen dhe stabilitetin e rajonit.
“Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ në Kosovë është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën. Krahësimi i Lavrov-it është luftë hibride e pastër. Këto sulme nuk kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por paqen dhe stabilitetin e rajonit.”, ka shkruar Hoxhaj.