S’ka kuorum, ndërpritet seanca
Aktuale
September 12, 2024 - 15:16
Në seancën e parë të sesionit vjeshtor, deputetët e Kuvendit nuk kanë arritur të mbajnë seancën e plotë.
Pas rikthimit nga pauza, e cila ishte paraparë të ndodhte në orën 14:30, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka ndërprerë seancën, pasi disa herë në votim nuk arritën të bëhen më shumë se 57 vota, duke e bërë të pamundur krijimin e kuorumit për të vazhduar me rendin e ditës.
Seanca u ndërpre ndërsa në rend dite sot ishin 29 pika, por që do të trajtohen në një seancë të radhës. /Zëri