Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e kirurgut Limani
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot për ngushëllime familjen Limani, me rastin e ndarjes nga jeta disa ditë më parë të më të dashurit të tyre, Dalip Limani.
Gjatë vizitës te familja Limani, kryeministri shprehu ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të dr. Dalip Limanit, për të cilin kryeministri tha se e karakterizonte aftësia dhe zotësia e tij profesionale, si dhe mirësia e njerëzia sociale.
Shënimi i kryeministrit Kurti në librin e zisë:
Doktor Dalipi ishte kirurg brilant, patriot i madh dhe njeri i mirë. Aftësia e zotësia e tij profesionale dhe mirësia dhe njerëzia sociale me të gjithë janë kontribut fort i vlefshëm për popullin tonë. E kam njohur dhe më ka dashur qysh si fëmijë e unë s'do ta harroj kurrë.
Me pikëllim dhe admirim,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës.