Ambasadori i Luksemburgut në Kuvend, Konjufca e falënderon që mundësuan teknologjinë e re në Kuvend
Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, është mysafiri i sotëm i Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca e konsideroi ambasadorin Dietz “mysafir special”, ndërsa e falënderoi Luksemburgun që mundësoi digjitalizimin e Kuvendit të Kosovës.
“E kemi një mysafir special. E kemi të pranishëm ambasadorin e Luksemburgut, ambasadorin Dietz, së bashku me përfaqësueset e agjencisë së Luksemburgut për zhvillim që na e ka mundësuar këtë teknologji të shkëlqyeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ashtu që ta kemi një Kuvend vërtet funksional. Në bashkëpunim me Kuvendin tonë, Ambasada e Luksemburgut e mundësoi këtë investim, i cili ka qenë shumë i rëndësishëm për Kuvendin tonë që ta kemi transparencën e nevojshme dhe demokracinë në Kuvend ashtu siç duhet”, tha Konjufca.