Salla e rinovuar e Kuvendit, me pajisje të reja për deputetët
Aktuale
September 12, 2024 - 10:27
Pas më shumë se 20 vjetësh, salla plenare e Kuvendit të Kosovës i është nënshtruar një renovimi.
Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës ka nisur sot me sallë të rinovuar e pajisje të reja për deputetët, shkruan Zeri.info.
Deri më tani deputetët votonin me ngritje duarsh, ndërsa pas renovimit duket se teknologjia e re është instaluar dhe do të përdoren kartelat për votim.
Ndryshe, Kuvendi në seancën e sotme ka në rend dite 29 pika. /Zëri