ZKM-ja jep detaje për takimin e Kurtit me Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias
Foto:ZKM

ZKM-ja jep detaje për takimin e Kurtit me Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias

Aktuale September 11, 2024 - 20:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media, Dr. Mark Speich.

Krahas urimit për mirëseardhje, Kurti, që në fillim të takimit shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës në zhvillim, demokratizim, dhe siguri, ka raportuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.

“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë si dhe shtetit të Nordrain Westfalias, mbështetjen në procesin e integrimit evropian, mundësitë për shtim të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe tregtar përmes organizimit të forumeve biznesore dhe vizitave të ndërsjella, dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë të mirë integruar në krijimin e urave dhe shkëmbimin e përvojave dhe dijes”.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Speich me progresin në vend dhe rezultatet e qeverisjes së deritanishme, të përshkuar me rritje ekonomike, stabilitet institucional dhe përparim demokratik.  Ai shtoi se përveç mërgatës në Gjermani që mund të shërbejë si urë e bashkëpunimeve dhe përfitimeve të dyanshme, në Kosovë tashmë po zbatohen programe të ndryshme të arsimit dual, frymëzuar nga vendet gjermano-folëse, që gjithashtu do të shërbejnë si ure lidhëse e arsimit me ekonominë dhe përgatitjes së fuqisë punëtore me kërkesat e tregut të punës”, thuhet në njoftimin e ZKM.

“Duke iu referuar pranisë së madhe të mërgatës sonë në Gjermani, përkatësisht në shtetin e Nordrain Westfalias, kryeministri nënvizoi se Unioni i Bizneseve i krijuar 10 vjet më parë, me seli në Dusseldorf paraqet një potencial të madh ekonomik dhe njerëzor që mund të fuqizohet edhe më tej përmes bashkëpunimit bilateral”, mbaron njoftimi.