Policia nesër shkatërron armët e konfiskuara
Aktuale
September 11, 2024 - 16:38
Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ngjarja do të zhvillohet me fillim nga ora 09:00.
“Policia e Kosovës, nesër me 12 shtator 2024 në ora 09:00, do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara nga Policia e Kosovës”.
“Konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, andaj pritet të marrin pjesë personalitete të larta nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar”.